Bundesliga ka dhuruar “shoë” në javën e saj të 10-të, ku në 9 ndeshje janë shënuar në total 35 gola.
Ajo që ra në sy ishte fitorja e thellë 8:0 e Lajpcigut ndaj Majnc, por njëkohësisht edhe disfata 5:1 e Bajernit të Munihut nga Ajntrahti i Frankfurtit.
Kur ka kaluar kjo fundjavë e “nxehtë” në kampionatin elitar gjerman, “FOX Sports Asia” ka zgjedhur 5 golat më të mirë të javës së 10-të në Bundesligë.
#MilotRashica shënon përsëri për ekipin e tij #werderbremen ⚽️Komentator: Agon Radoniqi#KujtesaSport
Публикувахте от Kujtesa в Събота, 2 ноември 2019 г.
Në mesin e tyre është përfshirë edhe goli i futbollistit nga Kosova, Milot Rashica, i cili shënoi për Verder Bremenin në barazimin 2:2 ndaj Frajburgut.
Rashica e humbi fillimin e këtij edicioni, por tani është kthyer në formë optimale.
Me katër gola të shënuar deri tani, 23-vjeçari është duke u treguar vendimtar për skuadrën nga Bremeni.
Golat tjerë që janë të përfshirë janë të Goncalo Paciencia (Frankfurt), Kristofer Nkunku (RB Lajpcig), Robert Levandovski (Bajern Munih) dhe Robert Skov (Hofenhajm).