Barcelona sonte në kuadër të xhiros së katërt të ndeshjeve në grupe në Ligën e Kampionëve do të përballet me Slavia Pragën në transfertë. “Katalunasit” shihen si favorit asbolut në këtë takim, megjithatë trajneri Ernesto Valverde për këtë ndeshje do të duhet të bëjë pa sulmuesin Luis Suarez, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Levantes, në të cilën Barcelona pësoi disfatë 3:1.
Sipas informacioneve brenda taborit “blaugran”, Luis Suarez pritet të rikuperohet për ndeshjen e
fundjavës në “La Liga”, që Barça do ta zhvillojë në “Kamp Nou” kundër Selta Vigos.
Për shkak mungesës së Suarez, trajneri Valverde ka kthyer në skuadër francezin Dembele.
Ndeshja midis Slavia Pragës dhe Barcelonës starton në ora 18:55, njëjtë sikurse edhe ndeshja e grupit “G”, Zenit – Lajpcig.