Liverpulli është duke marrë masat për të udhëtuar drejt Dohës së Katarit, aty ku do të marrë pjesë në ndeshjet e Kupës së Botës për klube. Skuadra angleze do të përfaqësojë Europën si fituese e Ligës së Kampionëve për edicionin që lamë pas.
Skuadrës angleze i është ofruar një hotel luksoz, por të njëjtin e kanë refuzuar si mundësi, pasi u zbuluan se aty nuk respektoheshin të drejtat e njeriut.
Kjo prej një investigimi të bërë nga “The Guardian” në vitin 2018, të cilët zbuluan si abuzonin drejtuesit e hotelit me stafin e punëtorëve.
Stafi, i përbërë nga emigrantë, detyrohej të punonte në kushte të vështira, ekstreme, teksa duhej të qëndronin në shërbim për 12 orë në një temperaturë 45 gradë celsius.
Ndërkohë, fitimi ishte i papërfillshëm pasi në ditë punëtorët fusnin në xhepat e tyre vetëm 8 paund në ditë.
Kështu, Liverpuli ka informuar FIFA-n dhe autoritetet e Katarit se nuk do të pranojnë akomodimin në hotelin “Marsa Malaz Kempinski”, një hotel palatial me pesë yje në ishullin artificial të Pearl-Katar.