Del video shqetësuese nga likuidimi i kryetifozit të Partizanit, Markoviç (VIDEO)

Kryetifozi, apo kapoja e tifo grupit të Partizanit të Beogradit, Ljubomir Kiça Markoviç u vra të premtën, ndërsa falë kamerave te sigurisë në Vozhdovac, vendin ku ndodhi ngjarja, mediat serbe gjatë ditës së sotme kanë publikuar edhe video inçizimin nga likuidimi i pamëshirshëm, përcjellë “infOSport.mk”.

Paralajmërojmë lexuesit tanë se videon që po e shihni më poshtë mund të jetë shqetësuese.

Markoviç po qëndronte në trotoar dhe priste të kalonte rrugën, sulmuesi me një kapelë në kokë i vie nga mbrapa. Sipas asaj që shohim në video inçizim, Markoviç kishte vërejtur se sulmuesi në dorë mbante pistoletë, dhe menjëherë i’a dha vrapit drejt pompës së benzinës që ndodhej në anën tjetër të rrugës.

Megjithatë sulmuesi u vu pas tij dhe me plumbin e parë rrëzoi në tokë Markoviçin, drejt të cilit më pas shkrepi edhe 5 të tjerë, ndërsa i fundit ishte edhe ai fatali, pasi e qëlloi drejt në kokë.

Ende nuk dihet se kush ishte sulmuesi dhe motivet e kësaj vrasje barbare.

Leave a Reply