Bazeli ka barazuar 1:1 kundër Ksamaksit në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në elitën e futbollit zviceran, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën kryefjala dolën të jenë futbollistët shqiptarë, që luajnë tek të dyja skuadrat.
Edhe te Bazeli, edhe te Ksamaki në lojë u inkuadruan nga 3 futbollistë shqiptarë. Për Bazelin luajtën Taulant Xhaka, Kemal Ademi dhe Edon Zhegrova, ndërkohë te Ksamaksi u paraqitën Taulant Seferi, Samir Ramizi dhe Arbenit Xhemajli.
Super asisti i Taulant Seferit per Rafael Nuzolo
Super asisti i Taulant Seferit per Rafael Nuzolo, i cili shenoi golin e epersise per Ksamaksin perballe Bazelit, ndeshje kjo qe ne fund u mbyll me barazimin 1:1.
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.
Të parët që avansuan në këtë përballje ishin mysafirët, edhe atë falë golit të Rafael Nuzolo, i cili në minutën e 29-të mjaft mirë u shërbye nga ana e kumanovarit, Taulant Seferi.
Edon Zhegrova asiston, Kemal Ademi shënon
Edon Zhegrova asiston, Kemal Ademi shënon BAZELI – KSAMAKSI 1:1
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.
Ky gol ishte valid deri në minutën e 74-të, atëherë kur në skenë te Bazeli dolën dy futbollistët shqiptarë, Zhegrova dhe Ademi. I pari asistoi, ndërsa i dyti shënoi, duke barazuar shifrat në 1:1.
Edhe përkundër disa tentativave tjera që të shënojnë edhe golin e dytë, vendasit e Bazelit nuk i’a arritën qëllimit, ashtu që në fund nga kjo ndeshje nxorrën vetëm një pikë, edhe pse para fillimit ishin favorit absolut.
Bazeli tashmë ndodhet në pozitën e dytë me 27 pikë, një më pak se liderët e Jang Bojs, ndërkohë Ksamaksi i Seferit me 12 pikë renditet në pozitën e 9-të.