Pasi eliminuan për herë të katërt me radhë Vardarin nga Kupa, Shkëndija të dielën sërish luajnë në Tetovë kur në kampionat presin Borecin për xhiron e 13-të të sezonit. Suksesi në Kupë dhe kualfikimi në çerekfinale është arkivuar dhe tashmë kuqezinjtë vëmendjen e kanë kthyer ka kampionati dhe dueli i rradhës.
Te Shkëndija, Egzon Bejtullai vazhdon të mbetet në dyshim për lojë, pasi rikuperohet nga një dëmtim i pësuar në duelin me Makedonija Gj.P., ndërsa jashta kombinimit është edhe Zija Merxhani. Ndërkohë sulmuesi i rikthyer Samir Fazli futet në grupin e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje dhe stafi teknik i kampionëve mund të vendos për formacionin që do tu përshtatëve kërkesave taktike të tij në drejtim të arritjes së fitores.
Dueli Shkëndija-Boreci luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:30.