Renova udhëtuesi i fundit për në çerekfinale (VIDEO)

Renova është udhëtuesi i fundit për në ndeshjet çerekfinale të Kupës, pasi sot në ndeshjen e fundit të 1/8 së finales arriti që të eliminojë Tikveshin, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e sotme në Tetovë u mbyll me barazim 1:1, mirëpo falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Kavadar, skuadra nga Xhepçishti siguroi një vend në mesin e 8 skuadrave më të mira në vend.

Nisur nga epilogu i ndeshjes së parë, trajneri i “gjipspunuesve”, Bujar Islami, kishte vendosur që të bëjë disa ndryshime në formacion, e ku vërehej një formacion shumë sulmues, mirëpo që në teren nuk doli të jetë shumë efikas.

Një formacion shumë sulmues i trajnerit, Bujar Islami për ndeshjrn e Kupës ndaj Tikveshit që starton në ora 13:30.

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 31 октомври 2019 г.

Madje Tikveshi falë golit të shënuar nga Antonio Ilieksi në minutën e 23-të kaloi në avantazh, duke shpresuar deri në fund të paktën për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale, mirëpo shpresat e tyre i shuajti sulmuesi i Renovës, Ilirid Ademi, i cili në minutën e 86-të nga afërsia shënoi për barazim të rezultatit në 1:1.

Ilirid Ademi shenon golin e barazimit ndaj Tikveshit

Ilirid Ademi shenon golin e barazimit ndaj TikveshitNdeshja e kthimit e 1/8 se finales se KupesRENOVA – TIKVESHI 1:1(I. Ademi 86')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 31 октомври 2019 г.

Ademi para se të shënonte pati edhe një tentativë tjetër me kokë, mirëpo në vendin e duhur doli të jetë portieri mysafir.

Kësisoj Renova me rezultatin e përgjithshëm 3:1 morri vizën për në çerekfinale, aty ku më parë u kualifikuan edhe Shkëndija, FC Shkupi, Struga Trim Lum, Akademia Pandev, Rabotniçki, Labunishta dhe Bregallnica.

Leave a Reply