Qatip Osmani pas 15 viteve kualifikon Shkupin në çerekfinale të Kupës

“Duhet të shënojmë, për tu kualifikuar”, një ditë më parë e tha, ndërsa sot skuadra e tij e realizoi, me Qatip Osmanin dhe Shkupin që kualifikohen në fazën e çerekfinales të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminuan Sileksin në Kratovë, me epërsi të golit si mysafirë të shënuar nga Marin Jurina.

Pas barazimit pa gola në Çair në ndeshjen e parë të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve, rezultat 1:1 sot në Kratovë çoi Shkupi më tej në garat e kompeticionit të Kupës. Mirëpo në këtë kualifikim, ka diçka të veçant, pasi Shkupi në këtë fazë të Kupë kalon për herë të parë pas 15 viteve dhe atë e bënë me trajnerin Qatip Osmani.

Hera e fundit që Shkupi ka luajtur në çerekfinale të Kupës ka qenë në vitin 2004, ndërsa deri sot nuk ka arritur që kaloi në këtë fazë. Një statistikë dhe shumë e mirë tregon se skuadra nga Çairi çdo herë që ka kaluar në fazën çerekfinale, ka shkuar deri në finalen e madhe. A do të ndodhë e njejta edhe këtë sezon, mbetet të shihet në ndeshjet vijuese./InfOSport.mk

FC Shkupi barazon ndaj Sileksit, Jurina sërish në element

FC Shkupi barazon ndaj Sileksit, Jurina sërish në elementKupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit e 1/8 se finalesSILEKSI – FC SHKUPI 1:1(M. Jurina 72')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.

Leave a Reply