Rabotniçki ka shënuar fitore komode 4:0 ndaj Pelisterit, duke u kualifikuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 5:1 për në çerekfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, “romantikët” ishin të pamëshirshëm ndaj mysafirëve, në pankinën e të cilëve sot debutoi ish futbollisti i tyre, Zoran Shterjovski.
Ndryshe pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar në rrjetën e portierit mysafir Filip Trajçevski.
Pas një pakujdesie të mbrojtësit Gançev, “romantikët” në minutën e 32-të përfituan një penalti, të cilën në gol e shndërroi Sebastian Herera.
Pjesa e dytë rezultoi të jetë më efikase, me një Rabotniçki që sulmonte vazhdimisht, ndërsa golin e dytë e realizoi Ivan Markoviç në minutën e 61-të.
Rabotniçki shenon edhe golin e dyte ndaj Pelisterit
Rabotniçki shenon edhe golin e dyte ndaj PelisteritKupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit e 1/8 se finalesRABOTNIÇKI – PELISTERI 2:0
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më vonë, Stefan Jevtoski prodhoi një proektil të vërtetë, duke bërë që Trajçevski edhe për herë të tretë ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij.
Rabotniçki me një këmbë në çerekfinale
Rabotniçki me një këmbë në çerekfinaleKupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit e 1/8 se finalesRABOTNIÇKI – PELISTERI 3:0
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.
Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi deri në mbyllje të takimit, mysafirët shkaktuan edhe një penalti tjetër, të cilën kësaj rradhe e ekzekutoi sulmuesi, Ivan Markoviç (75’), duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Rabotniçki 4, Pelisteri 0.
Rabotniçki shenon edhe golin e katert ndaj Pelisterit
Rabotniçki shenon edhe golin e katert ndaj PelisteritKupa e Maqedonise, ndeshja e kthimit e 1/8 se finalesRABOTNIÇKI – PELISTERI 4:0
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.
Foto: gol.mk