Derbi ndeshjet midis Shkëndijës dhe Vardarit gjithnjë në momente të caktuara dinë të jenë të zjarrta, ndërsa ashtu ndodhi edhe sot në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës, në të cilën në fund ishin vendasit e Shkëndijës që shënuan fitore minimale 1:0 dhe me plotë meritë u kualifikuan për në çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje përveç golit të shënuar nga Agim Ibraimi, do të mbahet mend edhe për epizodin e minutës së 87-të, kur djaloshi që mblidhte topa pas vijës së fundit fundore vendosi të provokoj portierin e Vardarit, Filip Gaçevski.
Tensione ne Tetove, Gaçevski serish ne qender te vemendjes
Tensione ne Tetove, Gaçevski serish ne qender te vemendjes
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.
Ky i fundit u drejtua ka djaloshi për të marrë topin, ndërsa i njëjti vendosi të luante me gardianin e skuadrës shkupjane, të cilin më pas e lëshuan nervat dhe iu vërsul të riut, i cili paksa i frikësuar në ato momente filloi të ik, ndërsa menjëherë reaguan edhe personat e rendit, që ishin në afërsi.
Megjithatë ky reagim i pahijshëm i portierit Gaçevski solli shumë tension ë tribunë, aty ku ndodheshin “Ballistët” që në ato momente filluan të hedhnin në drejtim të portierit kundërshtarë dhe njëkohësisht të fyenin atë, transmeton “infOSport.mk”.
Në fund, pasi gjithçka u qetësua. arbitri kryesor ndëshkoi me të verdhë portierin e Vardarit, por edhe kapitenin e Shkëndijës, Besart Ibraimin, i cili reagoi pas gjestit të Filip Gaçevskit, që në këtë mënyrë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në përballjet ndaj Shkëndijës.
Foto: gol.mk