Shkëndija, Shkupi dhe Struga kualifikohen në çerekfinale

Shkëndija, FC Shkupi dhe Struga Trim Lum janë kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së vendit, pasi sot në ndeshjet e kthimit arritën deri tek rezultatet e ëshiruara, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija pas barazimit 2:2 në Shkup, sot në Tetovë me rezultatin minimal 1:0 mundi Vardarin. Autorë i golit të vetëm doli të jetë Agim Ibraimi në minutën e 74-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Besart Ibraimit nga e majta.

FC Shkupi falë golit të Marin Jurina në të 72-tën, arriti rezultatin e dëshiruar 1:1 në Kratovë në ndeshjen ndaj Sileksit, rezultat ky që doli të jetë i përgjithshmi, pasi ndeshja e parë në Çair u mbyll me barazim pa gola.

Barazimi pa gola në ndeshjen e parë dhe fitorja minimale sot i ndihmoi edhe Struga Trim Lumit që të eliminojë Borecin, ndërsa Bregallnica bëri surprizën më të madhe, duke eliminuar Makedonija GJ.P. Skuadra e ligës së dytë sot në Shkup barazoi pa gola, ndërsa iu falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Shtip.

Kualifikimin me stil për në ndeshjet çerekfinale e siguroi edhe Rabotniçki, që mundi 4:0 Pelisterin dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 kaloi më tej, njëjtë sikurse edhe Labunishta, që edhe në ndeshjen e dytë mundi Ohridin.

Udhëtuesi i fundit për në ndeshjet çerekfinale do të mësohet gjatë ditës së nesërme, kur në Tetovë, Renova do të mirëpret Tikveshin.

“Gjipspunuesit” thuajse me një këmbë janë në çerekfinale, pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Kavadar.

Kupa e Maqedonisë

Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales

Shkëndija 1:0 (2:2) Vardari
Sileksi 1:1 (0:0) FC Shkupi
Struga Trim Lum 1:0 (0:0) Boreci
Rabotniçki 4:0 (1:1) Pelisteri
Osogova 1:4 (0:3) Ak.Pandev
Ohrid 2:3 (0:2) Labunishta
Makedonija GJ.P 0:0 (0:1) Bregallnica
Renova nesër (2:0) Tikveshi

(Skuadrat e nënvizuara me ngjyrë të gjelbërt, janë të kualifikuara në çerekfinale)

(Në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para)

Leave a Reply