Ish-sulmuesi i Pobedës shnëdrrohet në ‘përbindësh’ golash te Laçi

Ish sulmuesi i Pobedës, Kyrian Nvabueze është shndërruar në një lojtar kyç te skuadra e Laçit në Superligën e Shqipërisë, aty ku tashmë ka marrë epitetin e një garancioni të golit për ekipin laçian, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i natyralizuar amerikan po shkëlqen me fanellën e skuadrës kurbinase, për të cilën skuadër në 10 ndeshje ka shënuar 9 gola dhe aktualisht udhëheq listën e golashënuesve në elitën e futbollit shqiptarë.

Laçi-Vllaznia (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Неделя, 27 октомври 2019 г.

Ish-sulmuesi i Pobedës realizoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë së Shkodrës, në të cilën Laçi shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Rikujtojmë Nvabueze për 6 muaj ishte pjesë e Pobedës së Prilepit, për të cilën skuadër në 14 ndeshje realizoi 6 gola. Edhe pse emri i tij gjatë merkatos së janarit të këtij viti ndërlidhej me FC Shkupin, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe nigeriani me pasaportë amerikane vendosi të transferohej në elitën e futbollit kosovar te skuadra e Dritës, nga e cila këtë verë u transferua te Laçi, aty ku për momentin luan rolin e njeriut “GOL”.

 

Leave a Reply