Renova dhe FC Shkupi ndahen me barazim, humb Ak.Pandev

Derbi shqiptarë midis Renovës dhe FC Shkupit është mbyllur me barazim 2:2, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo njëherit ndeshja me më shumë gola e kësaj jave, në të cilën “gjipspunuesit” në dy raste avansonin, mirëpo që në fund “bardheblutë” nga Çairi arrinin që të barazonin.

Fisnik Zuka pas një tollovie kaloi në epërsi Renovën vetëm pas 6 minutave lojë, ndërsa barazimin skuadrës së FC Shkupit i’a solli Marin Jurina 4 minuta para fundit të pjesës së parë.

Nenad Mishkovski me kokë në të 76-tën edhe për herë të dytë mposhti portierin Aleksovski, ndërkohë barazimin skuadrës nga Çairi i’a siguroi Fatjon Jusufi në minutat shtesë të takimit.

Shkëndija në Shkup nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Makedonija GJ.P, Boreci falë euro golit të shënuar nga Nikolla Prelçeç, mundi Akademia Pandevin, duke vazhduar me rezultatet pozitive si vendas, ndërkohë edhe Sileksit i mjaftoi një gol për të mundur Struga Trim Lumin.

LPFMV – Java 12

Renova 2:2 FC Shkupi
Sileksi 1:0 Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P 0:0 Shkëndija
Boreci 1:0 Ak.Pandev

Leave a Reply