Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 10-të në Ligën e Dytë – Perëndim, e ku spikati ndeshja e zhvilluar në Gostivar, aty ku Vardari nga Forina me rezultatin 3:2 mundi liderin aktual Pelisterin, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi më në formë i konferencës së Perëndimit, Emir Aliu, shënoi i pari në këtë ndeshje, mirëpo goli i tij u anulua pasi sipas arbitrit, sulmuesi i Vardar Forinës kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar ndaj mbrojtësit Bojan Ilievski.
Pas gjithë kësaj situate, Pelisteri në minutën e 20-të me anë të sulmuesit Antonio Bujçevski kaloi në epërsi, mirëpo gëzimi i futbollistëve nga Manastiri nuk zgjati shumë, pasi Arian Ejupi vetëm 3 minuta më pas barazoi shifrat. Dy golat e tjerë të Vardar Forinës mbajnë firmën e Ekrem Memedit, që shënoi nga një gol në secilën pjesë, e ku vlen të theksohet goli i tij i dytë personal dhe i treti për Vardarin e Forinës në minutën e 66-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Vardar Forina 3, Pelisteri 2. Për mysafirët golin e dytë e realizoi Zoran Shoposki në minutën e 63-të.
Një ndeshje me shumë gola u zhvillua në Strugë, ku Labunishti me shifrat 6:2 mundi Kadinon, ndërsa në listën e golashënuesve te skuadra vendase, sërish u regjistrua sulmuesi shkupja, Sunaj Hasan.
Goli i Sherif Rexhepit, i mjaftoi Gostivarit për të fituar derbin e Pollogut përballë Dritës në Bogovinë, ndërsa Skopjes në Autokomandë i mjaftoi goli i sulmuesit Filip Petkovski (30’) për të marrë fitore ndaj Korabit.
Vëllazërimi i Kërçovës si vendas me shifrat 3:1 mundi Ohrid Lihnidos, duke bërë një hap të madh në renditjen tabelare, pasi tashmë kjo skkuadër ndodhet në pozitën e 3-të me 17 pikë.
LDFMV – Perëndim |
|||||||||||||||
|