Shkëndija e Tetovës ka konfirmuar prurjen më të re, Ardin Dallkun. Kampionët në fuqi kanë firmosur me mbrojtësin kosovar, ndërsa i njejti drejtë loje do të ketë nga janari i vitit të ardhshëm. Ardin Dallku te kuqezinjtë vjen nga kampionati ukrainas, ku vitëve të fundit ishte pjesë e skuadrës Vorskla Poltava. Ai para se të transferohet në Ukrainë ka luajtur në Kosovë me shpresat e Prishtinës.
“Jam i lumtur që në të ardhmen do të luajë për një klub si Shkëndija. Gjatë kohë isha pjesë e kampionatit ukrainas dhe jam shumë i motivuar për këtë eksperiencë të re. E dij se Shkëndija ka ambicie të mëdha, unë premtoj të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat”, është shprehur 24 vjeçari.
Dallku tashmë është bashkuar me ekipin e Shkëndijës në seancat stërvitore, ndërsa është aktivizuar edhe në ndeshjen miqësore që kuqezinjtë e luajtën ndaj Dritës së Gjilanit, ku shënoi edhe golin e katërt.