Rinovon me Shkupin, Ismaili: Do të bëjë më të mirën për fanellën “bardheblu”

Pas Basilios dhe Bilalit edhe Fati Ismaili ka rinovuar kontratën me FC Shkupin. Klubi nga Çairi dhe mbrojtësi 22 vjeçar kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite tjera, me Ismailin që lidhet me skuadrën e Shkupit deri në qershorin e vitit 2022.

“Jam duke kaluar periudhë të mirë te Shkupi dhe vlersova që është momenti i duhur që të vazhdojë të qëndrojë ende te kjo skuadër ku jam rritur si futbollist. E çmoj tejmase vlerësimin e drejtuesve ndaj meje dhe mundësinë që më dhanë për të vazhduar të jem pjesë e Shkupit. Shpresojë që mos t’i zhgënjejë dhe të bëjë më të mirën në të ardhmen për fanellën e klubit”, ka thënë Fati Ismaili.

Kujtojmë që 22 vjeçari pjesë e FC Shkupit është që nga sezoni 2016/17, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për KF Gostivarin në formë huazimi.

 

Leave a Reply