Reagon trajneri Bujar Islami: “Arbitri Mantev direkt ndikoi në epilogun e ndeshjes”

Edhe pse nuk preferon të komentojë vendimet e arbitrëve, referimi skandaloz i Petar Mantev në takimin e sotëm ndaj Struga Trim Lum, ka bërë që trajneri i Renovës, Bujar Islami, të ngrit zërin dhe të thotë troç pakënaqësinë e tij, shkruan “infOSport.mk”. Sipas tij arbitri nga Negotina ndikoi direkt në epilogun e takimit të sotëm, në të cilën skuadra e tij në fund pësoi disfatë minimale 1:0.

Nuk duam te marim si justifikim i humbjes se sotme referimin !!!!! Mirpo sot skuadra jon u demtua nga ana e Referit PETAR MANTEV..Shum situata diskutabile gjat ndeshjes te cilat perfunduan ne favor te ekipit vendas ?Njera nder situatat ësht edhe kjo qe nuk u akordua penalti e paster per skuadren tone …..

Публикувахте от K.F Renova в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Strategu i “gjipspunuesve” thotë se Renova është dëmtuar për një penalti të pastërt, ndërsa gjithashtu ka vërjetje edhe në shënimin e golit nga ana e Struga Trim Lum, që sipas tij ishte i shënuar nga pozita jashtë loje.

“Që kishte penalti në favorin tonë, nuk diskutohet. Jam konsultuar edhe me shumë referë menjëherë pas ndeshjes. Penalti e pastërt…në momentin kur lojtari ynë tenton ta fus topin në rrjetë, kemi start nga mbrapa direkt në lojtarin tonë. Plus goli i Strugës është i shënuar nga pozita jashtë loje, mund ta shikoni situatën. Nga e gjithë kjo mund të them se arbitri Petar Mantev ndikoi direkt në epilogun e ndeshjes” – u shpreh pas përfundimit të ndeshjes për “infOSport.mk”, trajneri i Renovës, Bujar Islami.

Vlen të theksohet se pikërisht në minutën e 70-të, kur të gjithë nga tabori i skuadrës së Renovës kërkonin penalti, arbitri Mantev me të kuq ndëshkoi ndihmësin e Bujar Islamit, Behar Ukallin.

Leave a Reply