Janë zhvilluar disa nga ndeshjet e xhiros së tretë në grupet e Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Dy skuadrat gjigande europiane, Reali i Madridit dhe Juventusi, mezi arritën deri tek fitorja, ndërsa dy skuadrat angleze, Mançester Siti dhe Totenhami, ishin superior, duke përcjellë për në shtëpi kundërshtarët e tyre me “manita”.
Juventusi edhe përkundër disavantazhit që kishte, në fund mundi Lokomotivën e Moskës me rezultatin 2:1, ndërkohë Reali i Madridit falë golit të shënuar nga Toni Kros gjatë pjesës së parë mundi minimalisht 1:0 në udhëtim Galatasarajin.
Mançester Siti me rezultatin 5:1 mundi Atalantën e Berat Xhimshitit, ndërkohë Totenhami demoloi Crvena Zvezdës me shifrat 5:0.
Me po të njëjtin rezultat, Paris Sen Zhermeni në udhëtim mundi Klub Bryzh, Bajerni i Munihut shënoi fitore 3:2 ndaj Olimpijakosit në Athinë, ndërkohë në dy ndeshjet e para, Dinamo Zagrebi barazoi 2:2 me Shakhtarin në transfertë, ndërkohë Atletiko Madridi falë golit të Alvaro Morata mundi minimalisht 1:0 Bajer Leverkusenin.