Një ndër futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit turk, Emre Belözogllu, edhe pse në moshë 39-vjeçare, ai vazhdon të luaj në nivele të larta. Aktualisht legjenda turke mbron ngjyrat e Fenerbahçes, duke qenë shok skuadre
Pikërisht paraqitjet e këtij të fundit dhe golat e shënuar, kanë vërë që Emre Belezogllu, të thurr vetëm elozhe për Vedat Muriqin, i cili në 8 ndeshje me Fenerbahçen këtë edicion, ka arritur që të shënojë 4 gola.
“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës “verdhekaltër” për disa vjet dhe do të ketë sukses” – deklaroi Emre.
Muriqi edhe pse po luan sezonin e tij të parë të Fenerbahçe, ai shumë shpejtë u transformua në lojtarin kryesor të skuadrës nga Stambolli, që këtë vit pretendon titullin e kampionit.