Legjenda e Romës, Daniele De Rosi gjatë kësaj vere kompletoi transferimin te gjiganti argjentinas Boka Xhuniors. Ai u largua nga Roma pas skadimit të kontratës dhe iu bashkua skuadrës së njohur argjentinase si futbollist i lirë.
Sampdoria, Milan dhe Fiorentina ishin tri skuadrat që e kërkuan me ngulm lojtarin, por ai vendosi ta bëjë ëndrrën realitet për të luajtur te Boka Xhuniors.
36-vjeçari megjithatë nuk është përshtatur aq mirë te gjigandët e Argjentinës dhe shumë lehtë mund të ndodh që të rikthehet në “Serie A”.
Një ndër skuadrat që po insiston në transferimin e tij, është Fiorentina, që bëri një super lëvizje me angazhimin e Frank Riberi.
Skuadra nga Firenca është gati ta transferojë De Rosin në janar, duke i ofruar atij një kontratë 1,5 vjeçare.
Mbetet të shihet nëse De Rosi do ta pranoj ofertën e Fiorentinës, pasi i njëjti ka edhe disa oferta nga SHBA-të.