Finalja e sontshme e Ligës së Kampionëve mund të jetë e fundit për Dani Alveshin me fanellën e Juventusit. Pas një super sezoni të kaluar me “bardhezinjtë”, mbrotjësi brazilian ka ngjallur interesim e kampionëve të Anglisë, Çelzit.
Është vetë trajneri Antonio Konte që e dëshiron brazilianin në “Stemford Brixh”, i cili pa dyshim se ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare si dhe në Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane flasin se palët janë fare pranë një akordi, që pritet të arrihet menjëherë pas finales së madhe të Ligës së Kampionëve Europian që skuadra e tij, Juventusi e zhvillon sonte kundër Realit të Madridit.