Trajneri shqiptar nga vendi jonë, Artim Shaqiri nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Prishtina, Flamurtarit.
Flamurtari ka barazuar në shtëpi me rezultat 0-0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ipko Superligën e Kosovës.
Me këtë barazim kuqezinjtë nga kryeqyteti i Kosovës vazhdojnë të mbesin në fundin e tabelës, duke e zënë pozitën e dhjetë në nëntë pikë.
Duke parë rezultatet negative dhe vetëm dy fitore nga dhjetë ndeshje e para, trajneri Artim Shaqiri ka vendosur të jap dorëheqje.
Dorëheqjen e Shaqirit e kanë pranuar drejtuesit e Flamurtarit, ndërsa kanë njoftuar se Synaj Keqi do të jetë pasues i tij.