Liga e parë sot vjen me 4 ndeshje, transferta të vështira për skuadrat shqiptare

Pas pushimit ndërkombëtar shkaku i ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ndeshjet e ligës së parë në vendin tonë u rikthyen dje me ndeshjen derbi midis Shkëndijës dhe Akademia Pandevit, ndërkohë sot në program janë edhe 4 ndeshjet tjera, me të cilat do të mbyllet java e 10-të, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi do të udhëtojë për në Veles, për tu përballur me skuadrën e fundit në tabelë, Borecin, Renova do të luaj në terenin e vështirë në Kratovë ndaj Sileksit, ndërkohë Struga Trim Lum do të ketë për kundërshtarë Rabotniçkin, ndaj së cilës skuadër kishte marrë fitoren e parë historike në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Ndeshja e fundit e kësaj jave, është ajo midis Makedonija GJ.P dhe Vardarit, në të cilën “kuqezinjtë” do të kërkojnë ti hakmerren skuadrës nga Gjorçe Petrovi, për atë disfatë 0:2 në ndeshjen e parë të edicionit 2019/2020.

Njëherit ishte kjo disfata e vetme e Vardarit gjatë këtij sezoni, ku skuadra e trajnerit Aleksandar Vasoski lidhi një seri prej 8 ndeshjeve pa humbje.

LPFM – Java X

Boreci 14:30h FC Shkupi
Sileksi 14:30h Renova
Rabotniçki 14:30h Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P 14:30h Vardari

E premte:

 
Shkëndija

0:1

Ak.Pandev

Leave a Reply