La Liga dëshiron që ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid të zhvillohet me 4 dhjetor pasi do të mbronte interesat ekonomike të klubeve të tjera.
Data fillestare e 26 tetorit është shtyrë për shkak të trazirave politike aktuale në Kataluni dhe për këtë arsye ka frikë për sigurinë.
Të dyja këto skuadra gjigande ranë dakord që 18 dhjetori të ishte orari i tyre i preferuar.
Sidoqoftë, La Liga mendon se skuadrat që garojnë në “Copa del Rey” më 18 dhjetor do të vuanin nga humbja e parave, pasi “El Clasico” do të merrte gjithë vëmendjen.
Sipas burimeve të “La Liga-s”, një ndeshje me 4 dhjetor do t’i mbronte interesat e klubeve profesionale, të drejtat e tyre televizive të komercializohen kolektivisht, dhe jo vetëm për dy prej tyre, duke iu referuar Barcelonës dhe Real Madridit.