Sonte në Kardif do të luhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmejt Real Madridit dhe Juventusit, ndërsa media katalanase “Sport” ka nxjerrë favoritin e tyre në këtë përballje.
“Sport” vendosi që të japë përkrahje kampionëve të Italisë, duke iu përkushtuar gjithë ballinën e gazetës, Juventusit. Aty figuron një titull “Forza Juve!”, ndërsa më poshtë vijonë: “Ekipi Italian vazhdon ëndrrën në Ligën e Kampionëve”, “Alegri ia dorëzon rolin e favoritit skuadrës së Realit, të cilët do të luftojnë për trofeun e 12-të në Ligën e Kampionëve”.
Tifozët e Real Madridit ditëve të fundit kanë krituar mediumet katalanase, të cilat në mënyrë shumë të hapur favorizonin Juventusin në finale.