Shkëndija nuk e nis mirë me trajnerin e ri, mundet nga Akademia Pandevi

Ernest Gjoka e ka nisur me humbje aventurën me Shkëndijën e Tetovës, pasi sot ekipi i tij u mund 1:0 nga Akademia Pandevi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në elitën e futbollit vendor. Golin e vetëm dhe të fitores për Akademia Pandevin e shënoi Maslac me kokë në fund të pjesës së parë , pas një harkimi të Stojkovskit nga rivënia këndore.

Deri në fund kuqezinjtë u munduan të shënojnë golin e barazimit, mirëpo miqtë administruan mirë rezultatin duke arkëtuar 3 pikë të rëndësishme nga kjo përballje. Ndryshe xhiroja e 10-të në LPFMV kompletohet të shtunën me 4 takime tjera.

Në kryeqytet Rabotniçki pret Struga Trim Lumin, Shkupi do të përballet me Borecin në transfertë, Renova takohet me Sileksin, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi do të gostis Vardarin. /Shenja/

 

Leave a Reply