Mbrojtësi i ri i Vardarit, Visar Musliu që u prezantua sot nga kampionët, është shprehur tejet i lumtur për këtë lëvizje dhe se pretendon shumë që të arrijë me skuadrën e tij të re.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Vardarit. Erdha këtu që të fitojë tituj dhe të luaj në Ligën e Kampionëe. Unë do të jap gjithçka nga vetja që të arsyetojë edhe besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit. Besoj që do të kontribojë me lojë të mirë që skuadra të fitojë më shumë tituj kampion dhe të regjistrojë suksese në Evropë”, ësht shprehur Visar Musliu, pas firmosjes së kontratës me Vardarin.
Musliu me Vardarin si kampion të sezonit 2016/17, do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshjën e parë do ta kenë me 27/28 qershor.