Edi Reja drejtimin e Kombëtares shqiptare e morri prillin e këtij viti, ndërsa takimi i sontëm ndaj Moldavisë ishte vetëm i 6-ti në krye të Kombëtares shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë strategut italian i kanë mjaftuar edhe këto pak ndeshje, për të vendosur dy rekorde me Kombëtaren shqiptare.
Fitorja 4:0 ndaj moldavëve ishte më e thella për Shqipërinë në një ndeshje zyrtare, ndërsa po i njëjti në ndeshjen paraprake të grupit “H” eliminatorë me Shqipërinë kishin mundur Islandën me rezultatin 4:2, duke u bërë trajneri i parë, nën udhëheqjen e të cilit “kuqezinjtë” arrijnë të shënojë 4 gola.
Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi Reja në rast se me Shqipërinë me 14 nëntor do të arrinin të merrnin 3 pikët e plota ndaj Andorrës në Tiranë, do të bënte që kombëtarja shqiptare për herë të parë në historinë e saj në një cikël eliminatorë të grumbullojë 15 pikë.
Aktualisht Shqipëria në 8 ndeshje të zhvilluara ka tubuar 12 pikë dhe mban vendin e katërt në grup.