Edi Reja me pak ndryshime në formacion ndaj Moldavisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon fitoren e saj të katërt në histori ndaj Moldavisë, të dytën në transfertë ndaj kësaj përfaqësueseje, për të mbetur në garë për vendin e tretë në grupin eliminator të Euro 2020, pasi ëndrra e kualifikimit tashmë është shuar.

Trajneri Reja ka vendosur që të kërkojë këtë sukses me një formacion ku ka bërë pak ndryshime në krahasim me ndeshjen e mëparshme kundër Turqisë.

Kështu, vendin e Lenjanit do ta zërë Lorenc Trashi, në debutimin e tij si kuqezi. Edhe në qendër të mesfushës ka lëvizje me Abrashin i cili zë vendin e Memushajt. Ndërsa në sulm, konfirmohet dyshja Çikalleshi-Manaj.

Formacionet
Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov, Anton, Sidorenko, Cebotaru.
Trajner: S. Altman
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Bare, Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: E. Reja

Leave a Reply