Derbi shqiptarë mes skuadrave nga Gostivari, Gostivarit dhe Vardarit të Forinës e zhvilluar të shtunën u mbyll me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një ndër ndeshjet më interesante të javës së 8-të në Ligën e Dytë – Perëndim, në të cilën u shënuan plotë 4 gola, 3 prej të cilëve gjatë pjesës së parë. Elmir Aliji në minutën e 16-të kaloi në epërsi Vardarin e Forinës, teksa një autogol i mysafirëve bëri që Gostivari të barazojë shifrat.
Megjithatë gjatë pjesës së parë Vardar Forina arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Ferat Ramanit, duke shkuar në pushim me epërsinë 2:1.
Pjesa e dytë dhuroi edhe disa raste të tjera për gol nga të dyja anët, mirëpo me vetëm një gol të shënuar, edhe atë nga ana e futbollistëve vendas të Gostivarit, të cilët me anë të Ylber Alilit në minutën e 54-të barazuan shifrat në 1:1.
Gostivari pas 8 xhirove me 12 pikë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Vardar Forina me dy pikë më pak pozicionohet një pozitë më poshtë.