Përfaqësuesja e Maqedonisë definitivisht do të jetë pa Arian Ademin sonte ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e EURO2020.
Mesfushori shqiptar për shkak lëndimit nuk do të mund të jetë në kombinim për paraqitje ndaj polakëve. Në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, Ademi mori një goditje në këmbën e majtë dhe u zëvendësua në minutën e 77-të të takimit.
Për shkak lëndimeve, në duelin ndaj Polonisë mungojnë edhe Enis Bardhi, Darko Velkovski, Kërste Velkovski dhe Ivan Triçkovski.
Përfaqësuesja e vendit sonte nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen ndaj Polonisë për eliminatoret e EURO 2020.