Besart Berisha debuton me gol me fanellën e Uestern Junajted (VIDEO)

Besart Berisha kohë më parë u rikthye në Australi, duke pranuar kësaj rradhe të luaj për ekipin e Uestern Junajted, për të cilën skuadër shënoi që në debutim, njofton “infOSport.mk”.

Berisha shënoi golin vendimtarë në fitoren 1:0 ndaj Velington Feniks në ndeshjen hapëse në kampionatin elitar australian, ku si duket sulmuesi kosovar e gjen veten më së miri. Berisha golin e vetëm të këtij takimi e realizoi në minutën e 34-të, kur në maksimum shfrytëzoi asistin e Risdon brenda zonës kundërshtare.

Berisha numëron plotë 172 ndeshje në elitën e futbollit australian (A-League), ku ka shënuar 107 gola.

 

Leave a Reply