Miqësorja midis Kaljarit dhe skuadrës polake të Pogon u shndërrua në një arenë lufte mes tifozërive të të dyja skuadrave.
Ultrasit polakë të cilët kishin udhëtuar drejt Italisë për të mbështetur skuadrën e tyre, janë përleshur në rrugët e Sardenjës me tifozët e Kaljarit.
Nëpërmjet videove që po qarkullojnë në internet, shihen tifozët e të dyja ekipeve që përleshen me njëra-tjetrën.
Nuk kanë munguar shishet, tavolinat apo edhe karriget të cilat shkonin nga njëra anë në tjetrën, duke shkaktuar kështu edhe rrëmuja të mëdha në qytetin italian.
Ndryshe sa i përket ndeshjes, ishte Kaljari që në fund shënoi fitore me rezultatin 3:1.