Shkupi ka regjistruar fitore edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese, duke mundur KF Ferizajin nga Kosova me rezultat bindës 2:0. Bardheblutë të pushueshëm pa shumë ngarkesa këtë javë për shkak pauzës në kampionat, zhvilluan ndeshje të mirë në fushën e stadiumit të Çairit dhe morën fitore ndaj ekipit të Superligës së Kosovës me dy golat e Lamin dhe Dembos.
Golin e parë për Shkupin e gjeti Diack Lamin në pjesën e parë, ndërsa goli i dytë erdhi në fraksionin e dytë me autor Darboe Dembo, duke finalizuar shifrat 2:0 dhe fitore në kontrolluesen me KF Ferizajin. Dembo gjithashtu gjatë ndeshjes kishte edhe disa raste tjera për gol, por që nuk arriti ti finalizojë.
Gjithsesi tekniku Qatip Osmani në ndeshjen e sotme ndaj KF Ferizajit si dhe ndaj të rinjëve (4:0) që zhvilluam të mërkurën pati rastin që të sheh formën e futbollistëve që ka në dispozicionin e tij për vijimin e kampionatit.
Ndeshjen e parë të ciklit të dytë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi e luan ndaj FK Borecit në transfertë me 19 tetor.