Turqi-Shqipëri, formacionet zyrtare

Sonte Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e 7-të eliminatore në kuadër të grupit “H” eliminatorë për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i “kuqezinjëve” do të jetë kombëtarja e Turqisë, një skuadër mirë e njohur për Shqipërinë, që në ndeshjen e parë si vendas ishte mundur me reuzltatin 0:2. Në atë ndeshje Shqipëria udhëhiqej nga Kristian Panuçi, teksa sonte trajneri, Edi Reja ka zgjedhur që të mbrohet mirë ndaj Turqisë dhe të mos rrezikojë, në pritje të momentit të duhur për të goditur kundërshtarin.

Ndaj skema që ka përdorur sot trajneri i “kuqezinëjve” është ajo e zakonshmja 3-5-2, por me tipare më mbrojtëse se zakonisht.

Kështu, është konfirmuar treshja që nisi ndeshjen ndaj Islandës nga minuta e parë në prapavijë, me Dermakun në qendër dhe Gjimshitin e Ismajlin nga krahët, duke shpresuar që të mos përsëriten disa gabime që shfaqen në muajin e kaluar.

Në krahun e djathtë, nuk ka eksperiment me Roshin nga fillimi, pasi aty është pozicionuar Veseli, një futbollist dukshëm më mbrojtës.

Nga ana tjetër, trajneri Gynesh nuk zhgënjen, duke kthyer rreshtimin me dy sulmues, pasi nga minuta e parë do të luajnë si Tosun, ashtu edhe Jillmaz, ndërsa mesfusha do të udhëhiqet nga ylli i Milanit, Hakan Çalhanogllu.

FORMACIONET
Turqia: Gynok, Ajhan, Çelik, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Emre, Çalhanollu, Tosun, Jillmaz.
Trajner: Senjol Gynesh
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edi Reja

Leave a Reply