Zyrtarizimi i Ernest Gjokës në krye të stafit teknik te Shkëndija e Tetovës, nënkupton që ushtruesi i detyrës i deri tashëm Erhan Selimi kthehet në detyrën e tij të mëparshme si drejtor i shkollës së futbollit Shkëndija. Starti i dobët i tetovarëve në 4 xhirot e para të kampionatit, bëri që drejtuesit të klubit të ndërpresin bashkëpunimin me Qatip Osmani dhe atëherë si zgjidhje e përkohshme, Erhan Selimit ju besua të drejtonte skuadrën deri në emërimin e një trajneri të ri.
Skuadra kampione reagojë në mënyrë shumë të bukur, me ardhjen e Selimit në pankinë, pasi që fituan tre takime me radhë pa gol të pranuar, ndërsa për pak vetëm iu iku nga duart fitorja në ndeshjen e parë 1/8 së finales në Kupë, kundër Vardarit, në të cilën barazuan 2:2. Dështimi i parë i Selimit ishte në fushë të Shkupit 2:0, ndërsa në takimin e fundit në kampionat, barazuan me Vardarin në Tetovë pa gola.
Klubi i futbollit të Shkëndijës ka falenderuar Erhan Selimin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe te skuadra e tyre, pasi në komunikatën e zyrtarizimit të Gjokës kanë shprehur mirënjohje për angazhimin e tij./InfOSport.mk