E diela në futbollin vendor ishte e rezervuar për ndeshjet e Ligës së Dytë, ku Drita dhe Vardari i Forinës arritën deri tek fitoret e rradhës, teksa dështuan Vëllazërimi, Gostivari dhe Korabi, njofton “infOSport.mk”.
Drita në Shkup me rezultatin minimal 1:0 mundi Skopjen, teksa Vardari i Forinës ishte superiore ndaj Ohrid Lihnidos, ndaj të cilëve shënoi fitore 4:1. Emir Aliu shënoi dy gola në këtë ndeshje për skuadrën nga Forina, teksa nga një gol realizuan edhe Muhamed Bekiri dhe Arian Ejupi.
Gostivari u mund në Strugë nga Labunishti (1:2), teksa Vëllazërimi dhe Korabi edhe pse avansuan, në fund pësuan disfata identike 3:1 përballë Pelisterit, gjegjësisht Kadinos.