Davide Zapakosta iu bashkua Romës në afatin kalimtar të verës si huazim nga Çelzi. Por mbrojtësi i djathtë italian ka këputur ligamentet dhe do të mbetet jashtë fushave më së paku për gjashtë muaj.
Kjo ka bërë që Roma tani të mendojë për një mbrojtës të ri të krahut të djathtë.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma është rikthyer përsëri tek pista e Elseid Hysajt, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura te Napoli, prej kur se kjo skuadër po udhëhiqet nga Karlo Ançeloti.
“Ujkesha romake” tentoi transferimin e shkodranit edhe gjatë verës, por në fund nuk arritën marrëveshje me Napolin, shkaku i çmimit të lartë.
Në rast se Napoli e ulë çmimin e shqiptarit në 15 milionë euro, atëherë Roma do të tentoj transferimin e tij, edhe pse si rival do të ketë edhe skuadrën e njohur angleze të Çelzit, që tashmë një kohë të gjatë po interesohet për shërbimet e Hysajt.