Tetova do të pret derbin e parë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit në xhiron e 9-të të LPFMV-së. Të dyja ekipet pretendente për titullin e kampionit, do të përballen për herë të parë në sezonin e ri në kampionat, ndërsa javën që lamë pas u përplasën në 1/8 e Kupës, me çka u ndanë me barazim 2:2.
Për ndeshjen me Vardarin në ekipin e kampionëve rikthehet Egzon Bejtullai që mungoi në ndeshjen me Shkupin për shkak një lëndimi të lehtë, ndërsa gjithashtu në portë pritet të jetë Kostadin Zahov që ishte jashtë fushave periudhën e fundit.
Kështu Shkëndija ka në dispozicion të gjithë futbollistët përveç Gledi Micit, Kostadin Çeshmexhievit për shkak të kartonave dhe Zija Merxhanit për shkaqe lëndimi, të gjithë futbollistët tjerë trajneri Erhan Selimi do të ketë në dispozicion për lojë, ndërsa para ndeshjes do të vendos për formacionin titullar përballë Vardarit.
Ndeshja Shkëndija-Vardari do të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 15:00./InfOSport.mk