Ademi lë pas lëndimin, shënon në rikthimin e tij (VIDEO)

Sulmuesi kosovar, Kemal Ademi pa dyshim se është jë ndër futbollistët më në formë shqiptarë, ndërsa një gjë të tillë po dëshmon në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Bazelit, për të cilën skuadër shënoi një gol në fitore 3:0 ndaj Lucernit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 9-të, njofton “infOSport.mk”.

Ademi nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Cyrihut, ndërsa sot kundër Lucernës në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 87-të.

Mirëpo edhe ato pak minuta që kishte në disponim i mjaftuan për të shënuar gol, teksa vetëm pas 4 minutave të kaluara në fushë, arriti që të shënojë në rrjetën kundërshtare, duke vendosur rezultatin përfundimtarë, Bazeli 3, Lucerna 0. 23-vjeçari ka shfrytëzuar asistin fantastik të Valentin Shtoker për të shënuar golin e tij të 6-të sezonal nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply