Renova ka regjistruar edhe fitoren e katërt këtë edicion, teksa sot në Tetovë me rezultatin 2:1 mundi Borecin, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Xhepçishti zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, të cilën e mbylli me epërsi minimale, pas golit të shënuar nga Remzifaik Selmani në minutën e 15-të. Për sulmuesin e “gjipspunuesve” ishte ky goli i katërt sezonal, ndërsa erdhi pas një goditje jashtë 16-të metërshit.
Renova avanson ndaj Borecit, shënon Remzifaik Selmani
Renova avanson ndaj Borecit, shënon Remzifaik SelmaniRENOVA – BORECI 1:0(R. Selmani 15')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.
Dy raste të mira për gol gjatë kësaj pjese pati edhe Ilirid Ademi, i cili madje në një rast qëlloi shtyllën, ndërsa pjesa e dytë doli të jetë më e ekuilibruar, me Borecin që shumë pak mungonte nga Tetova të largohej me një pikë të fituar.
Boreci barazon rezultatin ndaj Renoves
Boreci barazon rezultatin ndaj RenovesRENOVA – BORECI 1:1(S. Hristov 83')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.
Skuadra nga Velesi në minutën e 83-të përmes penaltisë me anë të Simeon Hristov barazoi shifrat në 1:1, ndërsa drama e vërtetë ndodhi në 5 minutëshin e fundit të takimit, edhe atë para portës mysafire.
Nenad Mishkovski humb penalti per Renoven, mirepo "gjipspunuesit" perfitojne edhe nje tjeter ne nderkohe
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.
Pas një pasimi të Argjent Gafurit në zonën kundërshtare për Florian Kadriun, ky i fundit u ndal në mënyrë të palejuar, me ç’rast arbitri Meçkarovski tregoi në pikën e bardhë. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Nenad Mishkovski, i cili gaboi, ndërsa po në aksionin e njëjtë, Meçkarovski tregoi edhe penaltinë e dytë në favor të Renovës, pasi njëri nga futbollistët vendas ishte ndalur sërish në mënyrë të palejuar.
Penaltia e dytë me fat për Renovën, kësaj rradhe shënon Argjent Gafuri
Penaltia e dytë me fat për Renovën, kësaj rradhe shënon Argjent Gafuri RENOVA – BORECI 2:1(A. Gafuri 87')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.
Kësaj rradhe përgjegjësinë për të ekzekutuar goditjen nga pika e bardhë e morri kapiteni Argjent Gafuri, që nuk gaboi dhe në minutën e 87-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Mikica Gjorgievskit.
Ky gol rezultoi edhe i fundit në këtë takim dhe njëherit i fitores për Renovën, që lidh 3 fitore të njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe atë në mesjavë kundër Tikveshit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës.