Derbi i Anamoravës, në të cilin Drita fitoi minimalisht 1:0 falë golit të shënuar nga ana e Ardian Cuculit, nuk është përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas përfundimt të ndeshjes ka pasur tensione mes tifozëve jashtë stadiumit, me protagonist “ultrase” femra.
Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle” nga Kosova, në përleshjen e tifozerive të dyja skuadrave kanë qenë të përfshira edhe femrat, që kanë tentuar të konfliktohen fizikisht njëra me tjetrën.