Derbi i 30-të i Anamoravës është vendosur nga ish futbollisti i Shkëndijës, Ardian Cuculi, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi i majtë kërçovarë golin e vetëm dhe të fitores për Dritën përballë Gjilanit e realizoi në minutën e 29-të, kur me kokë shënoi në rrjetën e Haxhihamzës.
Cuculi mjaft mirë reagoi në shtyllën e parë pas harkimit të Xhevdet Shabanit nga rivënia e këndit, duke realizuar golin e parë në Superligën e Kosovës.
Goli i Ardian Cuculit ne derbin e Anamoravës, Drita avanson ndaj Gjilanit
Goli i Ardian Cuculit ne derbin e Anamoravës, Drita avanson ndaj GjilanitGJILANI – DRITA 0:1 (A. Cuculi 30')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.
Drita e strategut shkupjan, Ardian Nuhiu, ishte dukshëm skuadër më e mirë në këtë ndeshje, në të cilën ndër më të dalluarit ishin edhe futbollistët nga Maqedonia e Veriut, Bunjamin Shabani, Izair Emini dhe Darko Tofiloski, i cili nuk lejoi që të mposhtet nga futbollistët e Gjilanit, për të cilën skuadër luajti Muhamed Useini, i cili u ndëshkua me të verdhë që në pjesën e parë.
Falë kësaj fitore, Drita e Gjilanit parakalon Gjilanin në renditje dhe tashmë me 14 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Feronikelit që mban pozitën e parë me 15 pikë. Gjilani pas 6 xhirove me 12 pikë renditet në pozitën e 6-të.