Dopieta e Jurinës ndaj Shkëndijës, kroati merr kryesimin në listën e golashënuesve (VIDEO)

FC Shkupi më në fund si duket ka gjetur sulmuesin e duhur, që i mungojke vite me rradhë, shkruan “infOSport.mk”. Sulmuesi kroat doli të jetë deçiziv në fitoren e “bardhekaltërve” nga Çairi sot përballë kampionëve të Shkëndijës, duke i shënuar që të dy golat në fitoren 2:0 të FC Shkupit.

FC SHKUPI AVANSON NDAJ SHKËNDIJES

FC SHKUPI AVANSON NDAJ SHKËNDIJESFC SHKUPI – SHKENDIJA 1:0(M. Jurina 69')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 28 септември 2019 г.

Që të dy golat sulmuesi 25-vjeçar i Shkupit i realizoi gjatë pjesës së dytë, duke çuar në 5 numrin e golave të shënuar gjatë këtij edicioni.

Jurina golin e tij të parë e kishte shënuar që në ndeshjen e tij debutuese në LPFM ndaj Borecit, ndërsa dy gola të tjerë kishte shënuar ndaj Renovës.

5 gola në 6 ndeshje të zhvilluara në kampionat për Marin Jurina, i cili në këtë mënyrë merr kryesimin në listën e golashënuesve, duke lënë pas vetes sulmuesin e Renovës, Remzifaik Selmanin, brazilianin e Vardarit, Zhuninjo dhe serbin Ivan Markoviç të Rabotniçkit.

Marin Jurina shenon edhe golin e dyte ne rrjeten e Rexhepit

Marin Jurina shenon edhe golin e dyte ne rrjeten e RexhepitFC SHKUPI – SHKENDIJA 2:0(M. Jurina 85')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 28 септември 2019 г.

Leave a Reply