Vardari dhe Shkëndija e kanë mbyllur me barazim 2:2 takimin e tyre të parë të 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut të zhvilluar sot në arenën “Todor Proeski”, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një ndeshje me dy pjesë të ndryshme, ku e para në tërësi foli për Shkëndijën, që avansoi me rezultatin 2:0, teksa në të dytën djemtë e Aleksandar Vasoskit, duke shfrytëzuar edhe epërsinë numerike në fushë, pas përjashtimit të Gledi Micit në minutën e 33-të, arritën që të nxjerrin në fund një barazim.
SHKENDIJA AVANSON NDAJ VARDARIT
SHKENDIJA AVANSON NDAJ VARDARITKupa e Maqedonise se Veriut, 1/8 e finales, ndeshja e pareVARDARI – SHKENDIJA 0:1(O. Imeri 8')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.
Golin e parë për Shkëndijën e realizoi Omar Imeri vetëm pas 8 minutave lojë, kur mjaft bukur reagoi në zonën kundërshtare dhe me një gjuajtje tepër precize me të djathtën e tij shënoi golin e parë në rrjetën e Gaçevskit, i cili kapituloi edhe në minutën e 41-të, kur Besart Ibraimi, bëri një kryevepër, duke shënuar një ndër golat më të bukur të ditës së sotme.
Ouuu, ouuuu….Çfare bombe e Besart Ibraimit
Ouuu, ouuuu….Çfare bombe e Besart IbraimitVARDARI – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 41')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.
Ai pasi pranoi një diagonale të gjatë para zonës kundërshtare, mjaft mirë qetësoi topin me gjoks, që më pas me një të majtë të frikshme të mposht edhe për herë të dytë portierin kundërshtarë.
Ibraimi nuk arriti që ta përfundojë pjesën e parë, pasi u largua nga loja vetëm disa çaste para fundit të saj, ndërsa në mungesë të tij, por edhe Gledi Micit në anën e majtë, loja e Shkëndijës ra dukshëm në pjesën e dytë, aty ku Vardari arriti që të këndellet dhe në fund të arrijë deri tek barazimi.
Bojan Kolevski ngushton epersine e Shkendijes
Bojan Kolevski ngushton epersine e ShkendijesVARDARI – SHKENDIJA 1:2(B. Kolevski 72')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.
Bojan Kolevski në minutën e 72-të, shfrytëzoi një pasim para portës së Rexhepit dhe shënoi golin e parë për Vardarin, skuadër kjo që 8 minuta më vonë, pas një harkimi të Toshevskit nga e djathta, me anë të brazilianit Zhuninjo arriti që edhe të barazojë shifrat në 2:2.
Vardari barazon shifrat ne 2:2 ndaj Shkendijes
Vardari barazon shifrat ne 2:2 ndaj ShkendijesVARDARI – SHKENDIJA 2:2(Zhuninjo 80')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.
Deri në fund të takimit regjistruam edhe kartonin e dytë të kuq të takimit, që e morri futbollisti vendas, Darko Micevski në minutën e 90-të, për shkak të një starti nga mbrapa ndaj Armend Alimit.
Kësisoj përveç rezultatit të barabartë, skuadrat u barazuan edhe me kartonë të kuq, ndërsa se cila prej tyre do të vazhdojë për në rrethin e ndeshjeve çerekfinale, një gjë të tillë do të mësojmë me datë 30 tetor, kur në program do të jenë ndeshjet e kthimit.