Mesjava në futbollin vendor na dhuroi ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.
Gjithë vëmendjen e tërhoqi derbi i madh në arenën “Todor Proeski”, midis Vardarit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 2:2. Pjesa e parë foli në tërësi për kampionët e Shkëndijës, që e mbyllën me shifrat 2:0, falë golave të Imerit dhe Ibraimit, ndërsa Vardari u këndell në pjesën e dytë, kur luajti me një futbollistë më shumë në fushë, pas përjashtimit të Gledi Micit në minutën e 33-të. Në minutën e fundit të takimit te Vardari me të kuq u ndëshkua edhe Darko Micevski, pas një starti nga mbrapa ndaj Armend Alimit.
FC Shkupi me Qatip Osmanin nuk arriti që të mund Sileksin në Çair, duke barazuar pa gola, ndërsa të njëjtin epilog pati edhe ndeshja në Veles mes Borecit vendas dhe Struga Trim Lum.
Renova falë dy golave të shënuar në fund të takimit morri një fitore të madhe në udhëtim ndaj Tikveshit, dhe me një këmbë e sheh veten në çerekfinale, aty ku me shumë gjasa do të jenë edhe Akademia Pandev që me rezultatin 3:0 mundi Osogovën dhe Labunishti, që si vendas mundi Ohrid-in me rezultatin 2:0.
Një fitore shumë me vlera, morri edhe Bregallnica, që mundi Makedonija GJ.P (1:0), duke u bërë kështu skuadra e vetme e ligës së dytë që shënoi fitore ndaj atyre nga elita e futbollit vendor.
Kupa e Maqedonisë |
||||||||||||||||||||||||
Ndeshjet e para të 1/8 së finales |
||||||||||||||||||||||||
|