Fenerbahçe e mposhti 2:1 në shtëpi ekipin e Ankaraguxhu ditën e shtunë, duke u rikthyer te fitorja. Goli i Vedat Muriqit në minutën e 73-të i dha tre pikë të rëndësishme ekipit nga Stambolli, që tashmë është ngjitur në vendin e dytë me 10 pikë.
Goli i tretë në kampionat për bomberin “dardan”, i cili po kalon momentin më të bukur në karrierë.
25-vjeçari përveç golit të shënuar, asistoi edhe te goli i parë i shënuar nga danezi Jorgensen.
Skifterja e zemrës në stadiumin e Fenerbahçes on Vidnews.
Ndërkohë një episod i këndshëm ndodhi në pushim të ndeshjes. Zakonisht 15 minutat e pushimit shtyhen me muzikë dhe kështu ndodhi edhe kësaj here. Një prej këngëve të zgjedhura ishte edhe shqiptare, edhe atë e preferuara e Vedat Muriqit, “Skifterja zemrës”, e kënduar nga Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni.
Video është shpërndarë nga këngëtari korçar në rrjetet sociale, ndërsa tingujt e saj mesa duket i bëjnë efekt pozitiv Muriqit në shënimin e golave të tjerë.