U prezantua të premtën, por nisi me punë sot edhe zyrtarisht me FC Shkupin. Nga sot fillon epoka e Qatip Osmanit te bardhekaltërit nga Çairi. Qato zhvilloi seancën e parë stërvitore me skuadrën e Shkupit. Nën udhëheqjen e tij dhe ndihmësit Bashkim Livoreka, ekipi nga Çairi me atmosferë pozitive kaloi seancën e parë me trajnerin e ri.
Shkupi ditën e djeshme barazoi pa gola në transfertën me Akademia Pandevin, ndërsa ndeshjen e radhës çairasit do ta luajnë të mërkurën ndaj Sileksit në kuadër të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë./InfOSport.mk
Fillon epoka Qatip Osmani 👊⚪️🔵
Публикувахте от FC Shkupi в Понеделник, 23 септември 2019 г.