FC Shkupi kthehet me një pikë nga Strumica, pretendojnë se janë dëmtuar nga arbitri Stavrev (VIDEO)

FC Shkupi është rikthyer me një pikë nga transferta në Strumicë, duke barazuar pa gola ndaj Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kundërshtare deri para kësaj jave mbante kreun e tabelës, ndërsa me qëllim për të vazhduar vallen si të parët, të besuarit e trajnerit Jugosllav Trençovski dominuan fillimin e ndeshjes, duke tentuar në disa raste për të shënuar në rrjetën e Tulio, i cili u tregua shumë i vëmendshëm.

Kah fundi i pjesës së parë, “bardheblutë” u këndellën, duke tentuar në dy raste me anë të Dembos dhe kapitenit, Muharem Bajrami, goditjen e të cilit nga gjuajtja e lirë portieri vendas, Çubrakoviç e devijoi në rivënie nga këndi.

Pjesa e pare ne Strumice midis Ak.Pandev dhe FC Shkupit mbyllet me barazim pa gola

Pjesa e pare ne Strumice midis Ak.Pandev dhe FC Shkupit mbyllet me barazim pa golaMuharem Bajrami kishte tentativen e fundit ne kete pjese, mirepo goditja e tij nga gjuajtja e lire u devijua ne rivenie nga kendi nga ana e portierit, Çubrakoviç…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Në pjesën e dytë FC Shkupi luajti më mirë dhe rrezikoi në disa raste seriozisht portën vendase, madje duke gjetur rrjetën në të 69-tën me anë të Mevlan Adilit, mirëpo goli i mbrojtësit shkupjan, u anulua, për shkak se topi gjatë harkimit të Besar Isenit nga rivënia e këndit, kishte kaluar vijën fundore.

GOLI I ANULUAR I MEVLAN ADILIT NDAJ AKADEMIA PANDEV, REAGOJNË NGA FC SHKUPI

GOLI I ANULUAR I MEVLAN ADILIT NDAJ AKADEMIA PANDEV, REAGOJNË NGA FC SHKUPI

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Në të 74-tën, traversa ishte aleate e portierit brazilian të FC Shkupit, Tulio, pas goditjes së Sashko Pandev, ndërsa vetëm dy minuta më pas në anën tjetër, Sabit Bilali tentoi nga distanca, por që nuk rrezikoi portën kundërshtare.

Në vazhdim ishin Gudiabi dhe Iseni që i kaonsën, mirëpo pa konkretizim, njëjtë sikurse edhe Besart Krivanjeva dhe Marin Jurina që tentuan vetëm në minutat shtesë të takimit.

Kështu në fund ndeshja u mbyll me rezultatin e fillimit dhe me nga një pikë për të dyja skuadrat, edhe pse “bardheblutë” vuajnë vendimin e minutës së 69-të të arbitrit kryesor, Alekandar Stavrev, që sipas tyre ua kishte mohuar fitoren.

Leave a Reply