Shkëndija lidhi edhe fitoren e tretë me rradhë në kampionat (VIDEO)

Vazhdon marshimi pozitiv i Shkëndijës që me Erhan Selimin në pankinë koleksionoi fitoren e tretë të njëpasnjëshme në kampionat, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija dominoi ndeshjen në tërësi, ndërsa në fund rezultati doli të jetë 2:0 në të mirë të “kuqezinjëve”, të cilët e hapën ndeshjen vetëm pas 9 minutave lojë, kur Marjan Radeski, duke shfrytëzuar harkimin e Armend Alimit nga brendia e zonës me kokë shënoi për 1:0.

Shkëndija avanson ndaj Struga Trim Lum

Shkëndija avanson ndaj Struga Trim LumSHKËNDIJA – STRUGA TRIM LUM 1:0(M. Radeski 9')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 59-të, me Armend Alimin sërish në rolin e asistuesit, ndërsa kësaj rradhe realizues, doli të jetë Besart Ibraimi, për të cilin ishte ky goli i dytë gjatë këtij edicioni.

Me këtë fitore Shkëndija arriti në kuotën e 10-të pikëve, duke bërë një lëvizje pozitive prej 3 vendeve.

Goli i Besart Ibraimit, me te cilin Shkendija vulosi fitoren ndaj Struga Trim Lum

Goli i Besart Ibraimit, me te cilin Shkendija vulosi fitoren ndaj Struga Trim LumSHKËNDIJA – STRUGA TRIM LUM 2:0(B. Ibraimi 60')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 22 септември 2019 г.

Leave a Reply